ORCA: Këta persona u punësuan me meritë në UP

Aktuale

ORCA: Këta persona u punësuan me meritë në UP

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 13:10
Durim Jashari

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim ORCA sot para Bibliotekës Kombëtare ka organizuar një aksion ku ka bërë publik emrat e 23 asistentëve të cilët sipas drejtuesve të ORCA-s janë pranuar me meritë në UP.

Durim Jashari, aktivist i organizatës për rritjen e cilësisë në arsim ORCA, u shpreh se janë prezantuar 23 profesorë asistentë të cilët janë avancuar në konkursin e fundit që ka shpall Universiteti i Prishtinës.

Jashari: Sot do të prezantojmë raste të cilat janë për t’u përgëzuar

“Sot do të prezantojmë raste të cilat janë për përgëzim. Për ne është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që janë me vullnet të mirë, të devotshëm, brenda dhe jashtë Universitetit të angazhohen të gjithë së bashku, në mënyrë që universiteti jonë të bëhet më i mirë dhe të ketë cilësi më të lartë”, tha Jashari.

ORCA mendon se është shumë me rëndësi që në UP të identifikohen gjithë ato gra e burra, profesorë, asistentë, administratorë, referentë, studentë të cilët përpiqen me devotshmëri t’i kryejnë detyrat e tyre profesionale.

Kjo organizatë deri më tani ka bërë disa reagime publike në lidhje me procesin e avancimit ndërsa ka dërguar dy ankesa janë dërguar pranë Ministrisë së Arsimit të cilat janë marrë në shqyrtim dhe për të cilat ORCA pret përgjigje të shpejtë.

Në dy ankesat ORCA ka sfiduar 35 avancime gjithsej.

Gramos Buçinca, zëvendës drejtor në ORCA, tha se ende janë duke pritur përgjigje nga Inspektorati i  Arsimit.

Buçinca: Afati ligjor është 30 ditë, dhe ata janë brenda afatit ligjor
 

“Afati ligjor është 30 ditë, dhe ata janë brenda afatit ligjor. Po ashtu ne kemi qasje konstruktive dhe besoj se çdo gjë do të shkoj sipas afateve dhe sipas kërkesës sonë dhe ankesës sonë. Presim të rritet cilësia në arsim, presim të rritet llogari dhënia, transparenca në universitetin e Prishtinës, dhe presim që profesorët të merren më shumë me çështje akademike. Ne tash në vazhdimësi do të publikojmë edhe dy lista të tjera, të cilat kanë të bëjnë me profesor të asociuar dhe profesor të rregullt, të cilët janë meritor sa i përket publikimeve shkencore”, tha Buçinca.

Emrat e publikuar nga ORCA si meritorë për punën e tyre janë:

Fisnik Korenica, Valbon Mulaj, Avni Puka. Flamur Mrasori, Kaltrina Kelmendi, Egzon Bajraktari, Bujar Bajçinovci, Teuta Jashari, Ganimete Kulinxha, Teuta Danuza, Arlinda Beka, Adnan Bozalija dhe Fisnik Kurshumliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat