Osmani: Deklarimet e PAN-it se i kanë numra, janë deklarime të një projekti të dështuar

Aktuale

Osmani: Deklarimet e PAN-it se i kanë numra, janë deklarime të një projekti të dështuar

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 13:16
Deputetja Vjosa Osmani

Deputetja Vjosa Osmani, pas regjistrimit të saj si deputete tha se deklarimet e koalicionit PAN, se i kanë numrat, janë deklarime të një projekti të dështuar.

Ndërsa për deklarimet e deputeteve të LAA-së  se do ta votojnë kandidatët e koalicionit PAN, ajo tha se këto janë vetëm paragjykime dhe se nuk mund t’i komentojë këto deklarime para datës së 3 gushtit, datë kjo në të cilën do të mbahet seanca.

Ndërsa sa i përket deklarimeve të deputetes Teuta Rugova, Osmani tha se Rugova ka deklaruar se  do të votojë  ashtu siç ka vendosur Grupi Parlamentar i LDK-së, e që ka vendosur që koalicionit PAN të mos i ipet asnjë votë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat