Këta janë deputetët e Vetëvendosjes që nuk janë regjistruar në Kuvend

Aktuale

Këta janë deputetët e Vetëvendosjes që nuk janë regjistruar në Kuvend

Nga: A.M. Më: 28 korrik 2017 Në ora: 15:06
Holli i Kuvendit gjate regjistrimit

Sot është përmbyllur afati i për regjistrimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të zgjedhur në zgjedhjet e 11 qershorit.

Lidhur më këtë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti ka njoftuar se disa nga deputet e Vetëvendosjes nuk janë regjistruar  ende përkundër që është përmbyllur afati.

Sipas Hotit deputet  Albin Kurti, Liburn Aliu, Shqipe Pantina dhe Faton Topalli priten që të regjistrohen  javën e ardhshme para seancës konstituive dhe kjo nuk paraqet asnjë pengesë procedurale

Postimi i plotë:

Regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit.

Regjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e vendbanimit dhe CV'ja.

Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshatshme për deputetin.

Regjistrimi i deputetit nga administrata e Kuvendit para seancës konstituive bëhet me qëllim të lehtësimit teknik (regjistrimi në holl të kuvendit).

Deputetët z. Albin Kurti, z. Liburn Aliu, znj. Shqipe Pantina dhe z. Faton Topalli do ta bëjnë regjistrimin e nevojshëm javën e ardhshme para seancës konstituive dhe kjo nuk paraqet asnjë pengesë procedurale.

Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat