Haradinaj takohet me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë

Aktuale

Haradinaj takohet me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 16:01
Dritan Demiraj dhe Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj ka pritur sot në zyrën e tij ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Dritan Demiraj.

Me Demirajn Haradinaj tha se janë dakorduar që Kosova dhe Shqipëria  janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit. 

Postimi i Haradinajt në Facebook:

ot pata kënqësinë ta pres në një takim Dritan Demirajn, një ushtarak i shkëlqyer, aktualisht Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Në një bisedë të hapur e miqësore, folëm për sigurinë rajonale, për detyrat e shteteve tona në lëmin e sigurisë, bashkëpunimin, si dhe ndihmesën që mund ta japë Shqipëria në anëtarësimin e Kosovës në strukturat rajonale dhe evropiane të sigurisë. U dakorduam se Kosova dhe Shqipëria sot janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat