“Derisa ata i bëjnë numrat, Kosova humb miliona euro dhe përgjegjës është Presidenti”

Aktuale

“Derisa ata i bëjnë numrat, Kosova humb miliona euro dhe përgjegjës është Presidenti”

Nga: Bota sot Më: 28 korrik 2017 Në ora: 16:55
Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi ka reaguar pas dështimit të nënshkrimit të marrëveshjes së Kosovës me FMN-në.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë se derisa partitë i bëjnë numrat, Kosova po humb miliona dollarë dhe për këtë përgjegjës ai e bën presidentin, përcjell Bota sot.

“Por, çka janë 80 milionë euro për Thaçin. Më 2010 ai kishte ndërprerë marrëveshjen 120 milionë eurosh me FMN, ngase për mbijetesën e tij politike më e rëndësishme ishte me i rritë pagat në sektorin publik para zgjedhjeve”, ka shkruar Demi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Derisa ata i bëjnë numrat, Kosova po i humb miliona euro. Dhe përgjegjësia për këtë bie mbi Presidentin.

Zhagitja e thirrjes së seancës dhe mos krijimi i institucioneve bëri që të ndërpritet programi me FMN dhe të bllokohen 16 milionë euro kredi. Ndërpreja e programit me FMN, nënkupton mos marrjen e fondeve të BE, të cilat me programin e nënshkruar në dhjetor 2016 kapin shumën e 70.5 milionë eurove. Shto kësaj edhe 7 milionë euro të cilat u anuluan në Mitrovicë, mbi 4 milionë të të cilave ishin destinuar për ndërtimin e Univesitetit të Mitrovicës.

Por, çka janë 80 milionë euro për Thaçin. Më 2010 ai kishte ndërprerë marrëveshjen 120 milionë eurosh me FMN, ngase për mbijetesën e tij politike më e rëndësishme ishte me i rritë pagat në sektorin publik para zgjedhjeve./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat