Hoti: Blerta Deliu do të mbahet mend për këto gjëra, alivanosja, punësimet...

Aktuale

Hoti: Blerta Deliu do të mbahet mend për këto gjëra, alivanosja, punësimet...

Nga: B.S Më: 28 korrik 2017 Në ora: 22:39
Blerta Deliu Kodra

Zëdhënësi për media i VV-së, Shkodran Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar nga deputetes së PDK-së, Blerta Deliu Kodra, e cila ka deklaruar në një debat televiziv se ka frikë për të ardhmen e fëmijëve të saj, nëse vendi qeveriset nga Albin Kurti.

Hoti, përmes  Facebook-ut ka shkruar se deputetja do të mbahet mend për katër gjëra, të cilat i ka listuar, duke përmendur punësimet e familjarëve e të tjera, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Blerta Deliu mbahet mend për katër gjëra:

1. Për punësimin e motrës Kuvend;

2. Për punësimin e vëllait në RTK;

3. Për skandalin me fshehjen e ftesave që kishin ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë për deputetet e Kuvendit të Kosovës, derisa ajo ishte kryetare e Grupit të Grave Deputete;

4. Për aktrimin e saj kur shtirej si e alivanosur nga gazi lotsjellës në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat