Cili ishte operacioni më i suksesshëm i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë?

Aktuale

Cili ishte operacioni më i suksesshëm i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë?

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 00:00
Dritan Demiraj

Koloneli Dritan Demiraj dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, ka treguar se Policia e Kosova dhe ajo e drejtuar nga ai, kanë bashkëpunim të shkëlqyer.

“Policia e Kosovës dhe Shqipërisë, kanë një partneritet strategjik”.

“Partneriteti nuk është vetëm në luftën kundër drogës, më i rëndësishmi është ai në luftën kundër terrorizimit, pastaj edhe në trafikimin me njerëz”.

“Të dy policitë kanë një bashkëpunim të shkëlqyer”.

Kështu tha Demiraj në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.

“Kemi pas edhe operacione shumë të suksesshme bashkërisht”.

“Më i suksesshmi ka qenë ai i adresimit të personave me prirje xhihadiste të cilit kishin planifikuar sulm terrorist në lojën Shqipëri-Izrael”.

Tutje Demriaj i cili ka shkruar edhe katër libra për luftën kundër terrorizimit ka thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk përbëjnë rrezik nga kjo dukuri.

Ndërsa ka përmendur tre faktor për rritjen e këtij fenomeni nëpër botë.

“Faktori një është varfëria, mungesa e edukimit dhe organizatat vehabiste”.

“Kosova ka pas më shumë pjesëtarë që kanë shkuar në ISIS, më pas Maqedonia dhe Shqipëria”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat