Ministri i Brendshëm shqiptar: Ushtria e Kosovës është dashur të krijohet para pesë apo gjashtë viteve

Aktuale

Ministri i Brendshëm shqiptar: Ushtria e Kosovës është dashur të krijohet para pesë apo gjashtë viteve

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 00:22
Dritan Demiraj

Kolonel Dritan Demiraj dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, ka thënë se Serbia nuk e ka as edhe një shans të kthehet sërish në Kosovë.

Demiraj ka qenë i ftuar në Ballë për Ballë, dhe ka thënë se kjo nuk mund të ndodh, pasi janë investuar miliona dollarë nga miqtë ndërkombëtarë.

Tutje Demiraj ka thënë se Ushtria e Kosovës është dashur të krijohet pesë ose gjashtë vite më parë.

“Kosova tashmë si shtet me të gjitha njohjet e saj duhet të ketë ushtrinë e saj dhe buxhet më të madh në mënyrë që edhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-s sa më shpejtë”.

Por ka thënë se FSK-ja por edhe Ushtria e Shqipërisë, kanë edhe shumë nevoja të tjera.

“FSK-së nuk i mungon vetëm armatimi, FSK ka shumë nevoja tjera – mjete të transportit, mjete strategjike, artileri, njësitet speciale, mbështetje logjistike, mbështetje nga ajri”.

“Shtete tona nuk i kanë, por shpresojmë t’i kenë të në ardhmen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat