Partitë-banda, PDK-e dhe AAK-a, kanë lindur nga e njëjta mitër e përgjakur

Aktuale

Partitë-banda, PDK-e dhe AAK-a, kanë lindur nga e njëjta mitër e përgjakur

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 29 korrik 2017 Në ora: 12:33
Personi i arrestuar dhe i akuzuar për terrorizëm (majtas), Bedri Islami, këshilltar i jashtëm i Presidentit Hashim Thaçi, i akuzuari për terrorizëm që dërgoi granatën ruse në adresë të gazetës “Bota sot”, më 2002 në Zvicër (djathtas lart); Bedri Islami me Ramush Haradinajn (djathtas mes) dhe Bedri Islami me Hashim Thaçin (djathtas poshtë)

Terroristi  i arrestuar në Zvicër, për dërgimin e bombës ruse, në redaksinë e "Bota sot", në vitin 2002, njeri shumë i afërtë me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, vazhdon të hetohet nga Prokuroria e shtetit helvetik. Për rastin e tmerrshëm terrorist, i mbetur në tentativë, po të hapej pakoja nga ana e sipërme, ku ishte vendosur bomba, stafi i pranishëm i gazetës "Bota sot", do të hidhej në erë, kanë njoftuar dhe analizuar gazetat dhe mediat e tjera vendore, zvicërane.

Për habi, me përjashtim të kombëtarës "Bota sot", mediat e tjera të Kosovës e kanë heshtur rastin! Heshtja për krimin terrorist, të bërë karshi një medie, gazetarët e së cilës janë anëtarë të së njëjtës Shoqatë të gazetarëve të Kosovës, është skandaloze, e turpshme. Kjo dëshmon se shteti i Kosovës është kapur, madje, i tëri, nga SHIK-u, i cili ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë, duke e asfiksuar atë.

Kjo heshtje është e shpjegueshme, për faktin, se ky është një akt terrorist i pastër, i projektuar nga Organizata supër-kriminale SHIK. Partitë-banda, PDK-ja dhe AAK-ja, kanë lindur nga e njëjta mitër e përgjakur. Një bandë e madhe kriminelësh, e ndarë në dysh, duke marrë emërtesa të veçanta.

"Shqiponjat e zeza" është një degëzim, po kaq kriminal i SHIK-ut. I krijuar nga Sigurimi Shqiptar, Serbia, me bërthamë veglën e tyre të hershme, LPK-në, grupin kundërshtar të Jusuf Gërvallës, Hero i Kosovës, qysh në gjallje të tij, SHIK-un e instruktoi SHISH-i i Fatos Klosit në Shqipëri dhe disa grupe të tij edhe Sigurimi francez, në Francë, me ndërmjetësimin e Hashim Thaçit, agjent i tyre, i kontrabanduar nga Serbia.

Ndonëse akti terrorist është vepër e SHIK-ut, kësaj radhe, degëzim që i përket bandës të AAK-së, madje, me autorë miq të ngushtë të Ramush Haradinaj, aleanca e bandës të madhe, me treshën epërore: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur heshtjen totale, përfshi këtu edhe mediat, që, kinse, u përkasin subjekteve të tjera dhe, gjoja, proklamohen si të pavarura!

Image
Personi i arrestuar dhe i akuzuar për terrorizëm që dërgoi granatën ruse në adresë të gazetës “Bota sot”, më 2002 në Zvicër, aktualisht i burgosur dhe lideri i AAK-së, kandidat për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj

SHIK-u ka penetruar edhe në Shqipëri. Edhe shtypi i atjeshëm ka zgjedhur heshtjen. Lakejt e SHIK-ut, madje, nga e majta dhe e djathta, e bënë namin për ndalesën e Rmushit në Francë, edhe pse gjithëçka ishte përgaditur nga Hashimi, Serbia dhe Franca, me synim për ta bërë të degjueshëm "gjeneralin"! Dhe, gjithëçka "shkoi sahat", siç thotë populli. Po luajnë me Ramushin, si me "arushën e maxhupit!"

SHIK-u i bandës-PAN, ka prani edhe në shumë organe vendim-marrëse në Shqipëri, sidomos në bashkitë e vendit. Që nga Saranda e deri në Kukës kanë shpallur "Anëtar Nderi të Qytetit", persona nga Kosova, që përballën me gjyqe vendore e ndërkombëtare, të akuzuar për hajni zyrtare dhe krime vrastare. Dr. Sali Berisha ka numëruar 18 grupe kriminale në Shqipëri. Për çudë, asnjëri nga banditët nuk është shpallur, në asnjë bashki, "Anërtar Nderi i Qytetit"!!

Mjerisht, LDK-ja e ka SHIK-un brenda strukturave vendim-marrëse

Për rrezimin e Qeverisë Mustafa, AAK-ja ishte shumë aktive, madje, shumë para PDK-së. Tani nxitoi të bëjë koalicion me PDK-në, me qëllimin bazë për ta mposhtur, pikërisht, LDK-në. Dhe, e gjithë kjo armiqësi organike e patologjike e AAK-së, për partinë e Ibrahim Rugovësn, LDK-në, nuk ka asnjë rëndësi, në raport me aleancat konspirative të Isa Mustafës dhe elementit SHIK-ist, me bandën e madhe, aleate në PAN.

Koalicioni i propozuar nga LDK-ja, përfshi edhe AAK-në, për ta krijuar qeverinë e re, është një rrethi vicion e klanor. Anëtarësia e LDK-së e njeh mirë AAK-në dhe shefin e saj, Ramushin, të përfolur për dy dekada radhazi, për përgjakjen e ushtarakëve dhe të veprimtarëve të Ibrahim Rugovës. Prandaj, nuk bën asnjë dallim të AAK-së me PDK-në. E vërteta është se strukturat vendim-marrëse aktuale të LDK-në, kanë shkëputur me kohë të gjitha lidhjet, që dikur i kishte LDK-ja e Ibrahim Rugovës.

Marrëzirat mashtruese të një koalicioni të zorshëm dhe të domosdoshëm, duke shmangur PDK-në dhe serbët, nuk kanë asgjë të përbashkët, me të ashtuquajturën "miqësi të Presidentit Rugova me Ramushin", siç duan të imponohen sot, pikërisht, ata që nuk lejuan vënien e fotografisë të Presidentit Rugova dhe të flamurit dardan, në një mbledhje-debat, në salln e Kuvendit komunal në Deçan, ku udhëheqë AAK-ja!

SHIK-u ka prani solide në strukturat vendim-marrëse të LDK-së. Veprimtarë të shumtë, sidomos Nëndegët dhe Degët e LDK-së, nga Mërgata, kanë denoncuar këtë gjendje të rrezikshme dhe fatale në partinë, dikur zëmadhe të Presidentit Rugova. Ata, pas dështimit të Kuvendit të 8-të të LDK-së, ku u përjashtua debati, konkurrenca dhe votimi i fshehtë e demokratik, që ishte vepër e SHIK-ut, kërkuan zgjedhje të reja, që do thotë: spastrimin e strukturave vendim-marrëse të LDK-së nga SHIK-u terrorist e kriminal.

Është, pikërisht, kjo arsyeja që, edhe pse arrestohet një terrorist, me rrezikshmëri të theksuar e cilësuese, siç është autori i dërgimit të bombës ruse, në redaksinë e kombëtarës "Bota sot", personi i arrestuar dhe i akuzuar për terrorizëm, anëtar i AAK-së, shefat e LDK-së e heshtin rastin, njësoj si të tjerët, të pykuar në darën e SHIK-ut. 

Për një parti demokratike, për një parti akademike, me namin e madh të themeluesit të saj, Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, që bëri paqen dhe luftën; që solli NATO-n me apaçët e saj në Kosovë, duke realizuar çlirimin e Kosovës e, deri edhe pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës, të heshtë, sot, para një akti terrorist, është zhgënjyese, e dhimbshme deri në vajë.

Si duket, strukturat vendim-marrëse të LDK-së, edhe pas humbjes së madhe, në zgjedhjet e 11 qershorit, nuk kanë dhënjë asnjë shenjë reflektimi. Ndoshta presin ta kompensojnë humbjen me koalicione të pista, të sojit të AAK-së dhe "ta kalojnë lumin"! I mbetët anëtarësisë të zgjohet, nga përgjumja dhe përtokja përbuzëse, për ta ngritur dinjitetin e një partie, që, megjithatë, nuk pranon shuarjen. 

Nuk është zgjidhje abstenimi masiv në votime, i elektoratit tradicional të LDK-së dhe as prishja, zhvëlerësimi i 50.000 fletë-votimeve. Sepse, kësaj i thonë se "për inat të simeje vjeherrë, do të fle me mullixhinë"! Zgjidhja e vetme është fillimi i debatit demokratik në bazë dhe qendër; pajtimi i pakushtëzuar i të gjitha grupimeve të LDK-së; të të gjithë atyre që duan prosperitetin, përparimin, ngitjen e LDK-së dhe, mbi të gjitha, të Kosovës tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat