Stavileci tregon pse u mblodh sot PDK-ja

Aktuale

Stavileci tregon pse u mblodh sot PDK-ja

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 13:16
Blerand Stavileci

(E plotësuar) - Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur të shtunën në një hotel në periferi të Prishtinës në një takim pune të mbyllur për media.

Blerand Stavileci ka deklaruar se ky takim është vazhdimësi e atyre që PDK-ja po zhvillon për zgjedhjet lokale.

Ai ka mohuar se në të është diskutuar për seancën konstituive të 3 gushtit, duke theksuar se koalicioni PAN i ka votat për formimin e qeverisë.

Stavileci kur ka folur për votat nuk ka përmendur emra, por ka thënë deputetët që do ta mbështesin qeverinë jashtë PAN-it janë ata që vazhdimisht kanë punuar për të mirën e vendit.

***

Këshilli Drejtues i PDK-së është mbledhur sot paradite në një ambinet jashtë selisë së partisë ku po dikuton për zhvillimet politike.

Në këtë mbledhje të organit më të lartë të partisë, krahas shumë temave tjera do të dikutohet edhe për atë se kush do jetë kandidat për kryetar Kuvendi.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli i preferuari i partisë për pozitën e kryeparlamentarit mund të mos jetë kandidat për kreun e Kuvendit. Kjo pasi partitë tjera janë deklaruar kundër tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat