Gruaja e Ukës viziton varrin e presidentit Rugova, tregon si reaguan fëmijët e saj kur dëgjuan një intervistë të tij

Aktuale

Gruaja e Ukës viziton varrin e presidentit Rugova, tregon si reaguan fëmijët e saj kur dëgjuan një intervistë të tij

Nga: Bota sot Më: 29 korrik 2017 Në ora: 14:20
Blerta Kllokoqi Rugova me fëmijët tek varri i presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova

Blerta Kllokoqi Rugova, gruaja e Ukë Rugovës ka vizituar varrin e vjehrrit të saj, presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Facebook nga vizita që ka bërë, ku me vete ka marrë edhe fëmijët e saj, përcjell Bota sot.

Përmes postimit në Facebook ajo ka treguar se një natë u kishte lëshuar fëmijëve të saj për ta dëgjuar një intervistë të presidentit Rugova, ku fëmijët kishin brohoritur nëpër shtëpi :Babagjyshi po flet”.

Postimi i saj i plotë:

Në vizitën tonë të rregullt, Arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Një natë, ndër historitë e shumta që u tregojë fëmijëve të mi për babëgjyshin e tyre dhe rolin e tij për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike, vendosa t'u lëshoj edhe një intervistë të Presidentit Rugova dhënë mediave lokale, gëzim i paimagjinuar në fytyrën e Ana Sofia-s dhe Lekë-s që me entuziazëm të papërshkruar brohoritnin nëpër shtëpi: Babëgjyshi po flet, Babëgjyshi po flet...

Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat