Haxhiu: PDK-ja po mundohet të nxisë krizë, kështu bën kur i rrezikohet pushteti

Aktuale

Haxhiu: PDK-ja po mundohet të nxisë krizë, kështu bën kur i rrezikohet pushteti

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 00:01
Albulena Haxhiu

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu thotë se PDK është në krizë, pas rënies drastike në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Sipas saj, PDK nuk mund ta përballojë faktin që VV tani ka 32 deputetë, prandaj, sipas saj, PDK-ja po mundohet të nxisë konflikte.

Komenti i saj i plotë në Facebook:

PDK assesi nuk mund ta përfytyrojë që në vend dhe Kuvend, Lëvizja VETËVENDOSJE!, të jetë subjekti i parë madje jo vetëm kaq, PDK nuk mund ta përballojë që 32 deputetet tanë janë më të mirët, më të dijshmit e më të guximshmit.

Duke qenë kështu, PDK po përpiqet që Kosova të duket që është në krizë institucionale. Mundohet madje edhe të nxisë konflikte. Këta kështu veprojnë sa herë i rrezikohet pushteti.

Në fakt në krizë është PDK, madje jo vetëm në krizë edhe më keq. Ata kanë humbur toruan. Ata thjesht nuk mund ta paramendojnë veten pa pushtet, që për ta i bie pa para! Por që i bie edhe konfiskim dhe përgjegjësi penale për gjithë pasurinë e pajustifikueshme të krijuar ndër vite.

Konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet sa më parë. Koalicioni PAN duhet të ketë një figurë unifikuese për Kryetar Kuvendi dhe jo një figurë përçarëse.

Koalicioni PAN me gjithë përpjekjet ka dështuar të marrë mbështetjen e deputeteve tjerë andaj vullnetin por edhe numrat janë në anën tonë. Vullneti i popullit i shprehur në zgjedhjet e 11 qershorit duhet të jetësohet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat