Limaj: Qeveria e gatshme të mbështesë ASHAK-un

Aktuale

Limaj: Qeveria e gatshme të mbështesë ASHAK-un

Më: 4 janar 2018 Në ora: 13:08
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë një vizite që sot i bëri Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, tha se Qeveria e Kosovës është e gatshme të ofrojë kushte për fuqizimin intelektual dhe shkencor të Kosovës.

Në takimin me dyer të mbyllura për media i pranishëm ishte edhe ministri i Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Limaj në emër të Qeverisë së Kosovës ka uruar Nexhat Dacin për detyrën si kryetar i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës.

Ai tha se përveç që ofruan mbështetje për këtë institucion të rëndësishëm, kërkuan edhe ndihmë profesionale me qëllim të fuqizimit të shtetit të Kosovës.

Limaj: Jemi të gatshëm të mbështesim këtë institucion

“Shpreha edhe mbështetjen e kryeministrit Haradinaj që ne jemi të gatshëm që të mbështesim këtë institucion çka do që na kërkohet nga shteti që Akademia të ketë të gjitha kushtet dhe parakushtet për të kryer misionin e tyre të shenjt në forcimin dhe fuqizimin intelektual e shkencor të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai po ashtu pati lëvdata  edhe për kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci duke thënë se kudo që ai është e bën punën në mënyrë të shkëlqyeshme.

Ndërsa, tha se beson që do të fuqizohet bashkëpunimi në mes të Akademisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me qëllim të forcimit të vendit.

Ndërsa, kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës,  Nexhat Daci tha se ky takim ka pasur karakter substancial të bashkëpunimi në mes ASHAK dhe Qeverisë, e cila sipas tij po jep rezultate pozitive.

Daci: Takim me karakter substancial

“Mjerisht, opinioni kurrë nuk ka qenë i informuar drejt për punën që ka bërë kjo Akademia prej themelimit të saj, dhe tani ka më tepër fjalë moskuptimi, sepse nuk mund të ankohemi në media ose në popullin por punën duhet ta bëjmë mirë. Një gjë është e sinqertë dhe e vërtet kjo vizitë ka qenë me karakter substancial të bashkëpunimit dhe kjo akademi si institucioni madhor ose më i larti i kombit dhe i shtetit është në funksion të çdo kërkese të një qeverie që më tonë me qenë me dhënë rezultate pozitive, prandaj asnjëherë nuk ka punuar keq kjo akademi”, tha ai.

Daci po ashtu ka folur edhe për raportet me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, të cilin e cilësoi si një bashkëpunim të ngrohtë, por tha se nuk do të marrin asgjë nga ta nëse nuk e ka në thelb shkencën.

Ndryshe, në dhjetor të viti 2017  Nexhat Daci është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat