Publikohen biseda të reja të anëtarëve të Vetëvendosjes

Aktuale

Publikohen biseda të reja të anëtarëve të Vetëvendosjes

Më: 6 janar 2018 Në ora: 20:13
Ilustrim

Një bisedë mes Aida Dërgutit dhe një aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, shpërfaqë edhe më shumë dallimet dhe mospajtimet në subjektin më të madh në opozitë, tash brenda krahut, i cili, të paktën në opinion, është pozicionuar kundër Kurtit.

Deputetja Dërguti, në një komunikim në rrjetin social Facebook, flet për Dardan Molliqajn, që ka kundërshtuar hapur kandidaturën e Kurtit për Kryetar të partisë.

Ajo thotë se Molliqaj ishte nxënës i Albin Kurtit. Sipas saj, ata janë njëlloj ideologjikisht dhe se ka dallime me të.

Në një komunikim tjetër, që ka siguruar Rtv Dukagjini, deputeti Dukagjin Gorani i shkruan një aktivistit se shumica e zyrtarëve të partisë që i takon, nuk kanë haber se çka është e majta progresive dhe socialdemokracia, duke përmendur emrat e deputetëve Besa Baftiu dhe Fisnik Ismajli.

Image

Një bisedë në viber në një komunikim të brendshëm, që ka zbuluar TV Dukagjini, ku Aida Dërguti shihet tek fyen Albin Kurti, shpërfaqën pakënaqësitë dhe problemet brenda Vetëvendosjes që duket se kishin filluar kohë më parë. Ato u zgjeruan në rrjetin social në Facebook, ku njëra pjesë mbronte Kurtin, ndërsa tjetra Dërgutin.

Pas situatës së krijuar, Visar Ymeri bashkë me disa deputetë tjerë, dhanë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e partisë.

Image

Deri tash, vetëm Shpend Ahmeti ka zgjedhur të heshtë.

Megjithatë, një fotografi, të cilën e ka siguruar Rtv Dukagjini shihet se ka një afërsi më të madhe me Dardan Molliqajn, vetura e të cilit është parë te shtëpia e Kryetarit të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat