Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur detajet për shëndetin e kryetarit të saj, Isa Mustafa.
“Me qëllim të informimit të opinionit publik, ju njoftojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore. Gjendja e kryetarit Mustafa është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike”, thuhet në komunikatën e LDK-së, përcjellë “Bota sot”.