Pantina: I bëni të fala Ramushit nëse i teprojnë para nga krevatat

Aktuale

Pantina: I bëni të fala Ramushit nëse i teprojnë para nga krevatat

Nga: Drilon Rrahmani Më: 13 janar 2018 Në ora: 12:32
Shqipe Pantina

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje ministrit të shëndetësisë, Uran Ismalit, që ti bëj të fala Kryeministrit nëse i teprojnë para nga krevatat, që me ato para të investoj në spitalet e vendit, pasi sipas Pantinës, krevetet nëpër spitale nuk kanë as mbulesa dhe dhomat janë të mbuluara nga myku.

Pantina ka publikuar foto nga spitali rajonal i Pejës, ku shihet gjendja e mjerueshme nga ky spital.

Positmi i plotë i Shqipe Pantina:

Minister Uran Ismaili kjo eshte nje dhome ne spitalin rajonal te Pejes. I bene te fala Kryeministrit nese i teprojne pare pasi te i blej kravatat( ka mundesi me i ble me ulje cmimesh tash ne janar) le te i blen ca qarqaf per shtreter per paciente, e zevendes kryeministrit te pare qe kishte vendose me i nderru mobilet dhe me ly zyren, nese i tepron pak ngjyre le ta lyen edhe kete dhome qe e kish mbulu myku. E di se ju kur semureni shkoni ne Spitalin Amerikan ku shkoj edhe ish kryeministri ( i uroj sherim te shpejt) e nuk e keni mundesine me i pa spitalet tona si duket. E sa per mjeket e di se japin maksimumin pas parasysh kushtet ne te cilat punojne, prandaj shpreh mirenjohjen time per punen e tyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat