Kurti flet për Ymerin: Do të konsultohem me të siç bënte ai me mua

Aktuale

Kurti flet për Ymerin: Do të konsultohem me të siç bënte ai me mua

Më: 13 janar 2018 Në ora: 15:11
Albin Kurti

(E plotesuar) - Me fjalët “Duke besuar në shoqëri e në komb, e në qytetari, në Lëvizje e në shtet, në punë e në dije”, Albin Kurti, kandidati i vetëm për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar besimin e anëtarëve për të rimarrë drejtimin e Vetëvendosjes.

Kandidati për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka shpalosur platformën e tij qeverisëse në krye të LVV-së, ku ka theksuar se ka pasur dëshirë që të ketë një kundër-kandidat.

Kurti ka shpalosur se cilat janë tri shtyllat në të cilat qëndron subjekti, të cilin dëshiron ta udhëheq.

Kurti: Janë tre shtylla në të cilat qëndron si në themele subjekti ynë

“Së pari emri ynë jemi ne, ne që lëvizim për të vendosur vetë qytetarët. Në parim e drejta për vetëvendosje demokratike e popullit të Kosovës, është e drejta e që ky popull të shprehet për shtëpinë e vet, se a e do Republikë a Monarki. A e do bashkë me Shqipërinë a jo. Brenda kërkesës për realizimin e kësaj të drejte, pozicioni subjektiv i Lëvizjes Vetëvendosje është për Republikë dhe për bashkim me Shqipërinë, si e drejtë qytetare dhe njerëzore në frymën e bashkimit tonë evropian si nevojë ekonomike e sigurisë dhe kulturës të të gjitha shtresave të shoqërisë tonë. Serioziteti ynë është vendimtar për t’i bindur partnerët ndërkombëtar që të jenë bashkëpunues me neve në këtë projekt, i cili është edhe në të mirë në rajonit. Së dyti, programi ynë e bënë zhvillimin, ai vazhdimisht është përmirësuar e përditësuar, kështu do të jetë edhe në vijim. Një program jo dogmatik, por shumë doktri nar, ku fokusi është tek nevoja për zhvillim ekonomik, për mbrojtje të prodhimit vendor, deri në mundësinë për të konkurruar. Dhe së treti, ne përbëjmë organizatën tonë, zhvillimi i një organizate transparente, ku çfarë thuhet bëhet sipas statutit e një rregulloreje, një organizatë që ka vend për njerëz me mendime të ndryshme, që nxit kritikat”, tha ai.

Po ashtu, Kurti tha se një organizatë që vlerëson faljen si dhe kërkim faljen, një organizatë që promovon vetëpërmbajtje të aktivistit, i cili duhet të jetë shembull për qytetarin, si dhe një organizatë që i kushton rëndësi leximit, studimit, shkencës. Sipas tij këto janë themelet e Lëvizjes Vetëvendosje që edhe nëse nuk i arrijnë, janë në përpjekje për t’i arritur.

Pjesë e programit të kandidatit për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje është barazia gjinore, Kurti tha se edhe kjo organizatë përballet me të njëjtat probleme sikurse shoqëria, por që ai tha se këtë problem nuk mund ta zgjedhin në shoqëri, nëse nuk e zgjedhin së pari në organizatë.

E hapë fillestarë, por që urgjent sipas Kurtit në këtë drejtim, është funksionalizimi i komisionit disiplinor ose themelimi i një komisionit për  çështje gjinore, i cili sipas Kurtit specializohet në shqyrtimin e çështjeve të kësaj natyre dhe në disiplinimin e tyre.

Komunikimi mes aktivistëve, monitorimi i tyre nga ata që kanë më shumë përvojë, kodi i sjelljes për të gjithë anëtarët mbi komunikimin dhe fjalorin, organizimi i aktivistëve sipas profesioneve, e vokacioneve, me qëllim që të VV-ja të funksionojë mirë, ishin pjesë e programit të ri që Kurti e shpalosi sot.

Pretendenti për të parin e Vetëvendosjes tregoi edhe burimet e financimit të kësaj Lëvizje.

Kurti: VV financohet nga fondi prej buxhetit të shtetit

“Lëvizja vazhdon punën e saj fal tri burimeve financiare, e ato janë fondi prej buxhetit të shtetit, donacionet dhe kontributi i anëtarësisë. Për të bërë sa më shumë punë Lëvizja, por edhe për të pasur sa më shumë donacione, është e domosdoshme që shpenzimi i parave të përmbush tri kritere. E para, të jetë tërësisht transparent, pra secili dhurues apo secila qendër në Kosovë a në mërgatë që e sjell donacionin, të dijë saktësisht se për çfarë do të përdoren paratë që dhurohen. E dyta, të jetë mbi bazën e kursimeve dhe efikasitetit, asnjë blerje nuk duhet të jetë mbi çmimin më të lirë në treg dhe asnjë material i blerë nuk duhet të shpërdorohet. E treta, decentralizimi si për pagat ashtu edhe për buxhetin. Më shumë buxhet i Lëvizjes duhet të shkojë në qendra dhe në vend se të rriten rrogat e pak vetave në kryeqytet, duhet të rritet numri i të punësuarve nga Lëvizja në të gjitha qendrat anë e mban ë Kosovës”, tha Kurti.

Kurti tha se të punësuarit në Lëvizjen Vetëvendosje duhet të jenë thuajse të barabartë, sa burra aq edhe gra, sa aktivistë të vjetër aq edhe të rinj.

Ndërsa, tha se asnjë detyrë në Lëvizje nuk duhet të shihet si privilegj apo si pozitë, qoftë ajo detyra e kryetarit, sekretarit apo deputetit, por asnjë detyrë sipas tij nuk duhet të shihet si përulje. Ai tha se do të synojnë që në këtë lëvizje të mos ketë hendek të pagave.

Ai foli edhe për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku ndër të tjera tha se aktivisti i LVV-së është i organizuar dhe aktiv.

Kurti: Puna pa aksion të mërzitë, e aksioni pa punë të bën dembel

“Aktivisti i Vetëvendosjes është i organizuar dhe aktiv. Organizimi pa aktivitet bëhet burokraci, aktiviteti pa organizim bëhet kaos, krenarë dhe modest, krenaria pa modesti bëhet mendjemadhësi, modestia pa krenari bëhet dorëzim, i dashur dhe rigoroz, rreptësia pa dashamirësi bëhet arrogancë, dashamirësia pa rreptësi bëhet lazdrim, i vendosur dhe analitik, nuk ka vlerësim e gjykim pa studim dhe analizë, gjykimi pa studim është teke arbitrare, studimi pa gjykim është pavendosmëri dërrmuese. Aktivisti i Vetëvendosjes është i zemëruar dhe me shpresë, zemërimi pa shpresë bëhet hakmarrje, shpresa pa zemërim bëhet dëshpërim. Aktivisti i Vetëvendosjes është i mësuar dhe debutues, mësimi pa debat bëhet vetëmbyllje, debati pa mësim bëhet llafazani. Aktivisti i Vetëvendosjes është punëtor dhe i aksionit, puna pa aksion të mërzitë, e aksioni pa punë të bën dembel”, tha ai.

Kurti tha se të përpiqesh ta ruash Lëvizjen Vetëvendosje në njëfarë parimësie të ngurtë të saj, do të thotë t’i tradhtosh qëllimet e saj. Ai tha se kanë bërë kompromise taktike për të ecur drejt qëllimeve të tyre, e jo kompromise me parime për përfitime individuale.

Ndërsa, ai tha se nga aktivizmi nuk guxon të pasurohesh materialisht pavarësisht mundësive e shanseve, sipas tij përderisa je në politikë nuk duhet të jesh më i pasur, sesa kur nuk ishte në politikë. Ai tha se  është e domosdoshme që pasuria e politikanëve të Lëvizjes, të mos rritet me kalimin e kohës.

Në anën tjetër, anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka falënderuar për kontributin e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje ish-kryetarin e Visar Ymerin dhe të gjithë ata me të cilët kanë pasur mospajtime.

Ajo tha se viti i kaluar ka qenë vit elektoral, me dy palë zgjedhje që e dyfishuan VV-në nivel lokal, por edhe qendror.

Haxhiu: Pavarësisht mospajtimeve, ne ja njohin secilit person në kontributin

“Të gjithë së bashku në mandatin e kaluar me ish kryetarin Visar Ymeri, e përfshirë edhe secilin që ka shprehur mos pajtime kanë dhënë kontributin e tyre të pamohueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje. Pavarësisht mospajtimeve, ne ia njohin secilit person në Lëvizje kontributin pozitiv që ka dhënë. Por, sigurisht meritë të madhe ka njeriu më i votuar në Kosovë. Aktivisti i cili i ka fituar zemrat e aktivistëve dhe qytetarëve, politikani i cili shquhet për artikulimin e ideve tona të përbashkëta, edhe me nivel të lartë intelektual edhe me gjuhë popullore”, u shpreh ajo.

Nga 32 deputetë sa i ka gjithsej Lëvizja Vetëvendosje, vetëm 16 prej tyre ishin të pranishëm në prezantimin e platformës për kryetar të LVV-së nga Albin Kurti. Ndër ata që ishin, janë Glauk Konjufca, Fatmire Kollqaku, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveqla, Fitore Pacolli, Arbërie Nagafci, Sali Zyba, Ali Lajçi, Adem Mikullovci, Liburn Aliu, Besa Baftiu, Valon Ramadani, Arber Rexha, Saranda Bogujevci, Sami Kurteshi dhe Ismajl Kurteshi.

Prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukaj, ndërsa munguan ai i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ai i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Në këtë prezantim munguan ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ish sekretari organizativ Dardan Molliqaj, deputetët Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani e të tjerë.

Zgjedhjet për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje do të mbahen më 21 janar

Image

Prindërit e Astrit Deharit në tubimin dëgjues të Albin Kurtit

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, po prezanton platformën e tij.

Pjesë e ceremonisë janë edhe prindërit e të ndjerit Astrit Dehari, babai Avniu dhe nëna Xhemilja.

Me pjesëmarrjen e tyre, prindërit e Deharit konfirmojnë mbështetjen e Kurtit në garën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

***

  Ka nisur tubimi i Vetëvendosjes, në të cilin kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie Albin Kurti do të shpalosë platformën e tij.

Në këtë tubim i cili po mbahet në ‘Sallën e Kuqe’, të Pallatit të Rinisë, nuk janë parë asnjë nga anëtarët e kësaj partie të cilët janë dalë kundër Kurtit.

As Shpend Ahmeti i cili deri më tani nuk ka marrë anë nuk është në këtë tubim. Ai sot ka njoftuar se gjendet në një vizitë në Tiranë.

Në këtë po merr pjesë ushtruesi i detyrës së sekretarit, Ismajl Kurteshi, anëtari i kryesisë Hdyajet Hyseni, deputet Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Ali Lajçi, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e të tjerë.

Image

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, po prezanton platformën e tij.

Kurti prezanton platformën për kryetar të VV-së 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat