Kolona të gjata në Merdare, ja deri në sa orë po presin njerëzit për të kaluar kufirin - Bota Sot
Kolona të gjata në Merdare, ja deri në sa orë po presin njerëzit për të kaluar kufirin

Aktuale

Kolona të gjata në Merdare, ja deri në sa orë po presin njerëzit për të kaluar kufirin

Më: 13 janar 2018 Në ora: 18:22
Ilustrim

Po vazhdojnë akoma kolonat e gjata të veturave në shumë pika kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Punëve të Brendshme të orës 17:25, thuhet se në Merdarë pritjet janë tejet të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufirit shkruan se në Merdarë qytetarët presin deri në 900 minuta për të dal nga Kosova.

Nëse kthehet në orë, i bije që në këtë pikë duhet të pritet 15 orë për të kaluar në territorin e Serbisë.

Derisa kolona në këtë pikëkalim kufitar është 1000 metra, apo 1 kilometër.

Pikë tjetër kufitare më e ngarkuar është edhe Vërmica me gjysmë ore pritje dhe Hani i Elezit. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera