Haziri pas largimit të Listës Serbe: Pa LDK-në s’zhvillohet asnjë proces politik

Aktuale

Haziri pas largimit të Listës Serbe: Pa LDK-në s’zhvillohet asnjë proces politik

Më: 27 mars 2018 Në ora: 15:38
Lutfi Haziri

Pas arrestimit të djeshëm të Marko Gjuriqit, drejtorit të Zyrës për Kosovë në Serbi, Lista Serbe ka vendosur të dalë nga Qeveria e Ramush Haradinajt.

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se “është pritur diçka e tillë nga Lista Serbe”.

“…siç bën duke mos e votuar edhe Demarkacionin”, ka thënë Haziri.

“Marko Gjurigj ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovë, por bashkëpjesëmarrës në planifikimin e këtij takimi kanë qenë edhe ministrat e Qeverisë së Kosovës”.

Pas daljes së Listës Serbe nga Qeveria, Haziri thotë se është krijuar një situatë e re politike në vend.

“LDK ka qëndrim konsistent – tashmë siç shihet pa ne nuk mund të zhvillohet asnjë proces politik në vend sepse jemi partia më e madhe”.

Haziri nuk e ka qartësuar më saktësisht vendimin e LDK-së për atë nëse do të jenë shpëtimtarët e Qeverisë Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat