Kur PDK thoshte:"Nuk kemi deputetë të akuzuar" - tani një deputet dhe një ministër me aktakuza

Aktuale

Kur PDK thoshte:"Nuk kemi deputetë të akuzuar" - tani një deputet dhe një ministër me aktakuza

Më: 7 prill 2018 Në ora: 01:19

Sot është ngritur një aktakuzë ndaj 11 personave të përfshirë në aferën “Dosja e Shefave”. Në mesin e të akuzuarve janë edhe disa nga figurat më të larta të Partisë Demokratike të Kosovës.

Besim Beqaj, ministër i Inovacionit në Qeverinë Haradinaj dhe Zenun Pajaziti, deputet i Kuvendit, nga PDK, janë vetëm disa njerëz të lartë të kësaj partie, që tashmë mbi ta rëndon aktakuzë,

Por, ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vitin e kaluar, kishte thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të përfshijë në listën për deputet, njerëz që kanë të ngritur aktakuza.

Pajaziti, i ftuar në emisionin Interaktiv, ka thënë se këtë vendim PDK e ka marrë pas sugjerimeve të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Ambasadës amerikane.

“Siç ka thënë zyra e BE-së që njerëzit me aktakuza të mos garojnë në zgjedhje për deputet, edhe ne sot gjatë ditës kemi pas bisedime që me kritere të përpilohet lista. Pra njerëzit që janë të përfshirë në aktakuza nuk do të jenë në listë”, ka thënë Pajaziti, shkruan Insajderi.

Tashmë gjërat janë më ndryshe. PDK brenda Grupit Parlamentar do të ketë të paktën një person i cili dyshohet për shpërdorim të pozitës zyrtare. Kjo pasi që Pajaziti  së bashku me Besim Beqaj, ministër i Inovacionit në Qeverinë Haradinaj, dyshohet kanë kryer vepër penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat