Pas arratisjes 6 vjeçare në Suedi, duke refuzuar që ta mbaj dënimin me 3 vite burg në Kosovë, ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, thotë se është kthyer ta zhvilloj ekonominë e vendit
E, lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i partisë më të madhe opozitare.
Ish-ministri, njëherësh deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani ka ironizuar me këtë deklaratë duke shkruar një status në Facebook.
“Pshtuam! Urime! Njëri ish kthyer për me zhvillu Kosovën!!!”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.