“Thaçi nuk tregon kush e financoi librin e tij”, media zvicerane e befasuar: E shkruan dy britanikë që nuk kanë raportuar asnjëherë nga Kosova

Aktuale

“Thaçi nuk tregon kush e financoi librin e tij”, media zvicerane e befasuar: E shkruan dy britanikë që nuk kanë raportuar asnjëherë nga Kosova

Nga: P.R Më: 13 qershor 2018 Në ora: 14:35
Hashim Thaçi

Media e njohur zvicerane, Neue Zürcher Zeitung, gjatë ditës së sotme i ka kushtuar një shkrim presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me librin e botuar së fundi nga presidenti i Kosovës.

Ndër, ato që shkruan NZZ, është edhe mënyra e financimit të librit të Thaçit.

“Anëtarët e opozitës kërkojnë një hetim parlamentar. Mbi të gjitha, duhet të qartësohet një pyetje: a pagoi presidenti biografinë me paratë e taksapaguesve? Në Vjenë, ku Thaçi prezantoi librin e tij në Akademinë Diplomatike prestigjioze, askush nuk duket ta ketë bërë këtë pyetje.”, shkruan NZZ.

Më tej, media zvicerane befasohet e autorët e zgjedhur për të shkruar librin, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

“Njëlloj lavdërues është edhe titulli: "Shtet i ri, burrështetasi modern". Autorët janë dy gazetarë britanikë që nuk kanë raportuar më parë nga Kosova apo rajoni”, shkruan NZZ, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat