Haradinaj: Qeveria e angazhuar që mos t’i lë komunat të vetme

Aktuale

Haradinaj: Qeveria e angazhuar që mos t’i lë komunat të vetme

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 17:02
Konferenca “10 vite pas Decentralizimit dhe Konstituimit të Qeverisjes Lokale”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në konferencën “10 vite pas Decentralizimit dhe Konstituimit të Qeverisjes Lokale”, të organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).

Haradinaj në këtë konferencë ka thënë se është nevoja që të krijohet një mekanizëm i përhershëm komunikimi, që rritë efikasitetin e punës ndërmjet qeverisjes nacionale dhe lokale.

"Vetëm zhvillimi i barabartë dhe i qëndrueshëm na garanton rrugëtim të sigurt si vend dhe shoqëri. Theksova nevojën që të krijohet një mekanizëm i përhershëm komunikimi, që rritë efikasitetin e punës ndërmjet qeverisjes nacionale dhe lokale. Qeveria tashmë është e angazhuar që mos t’i lë të vetme komunat në ballafaqim me problemet e sfidat me të cilat përballen dhe do të jetë partner i ngushtë i tyre për realizimin e të gjitha projekteve, që lehtësojnë jetën e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat