Ali Ahmeti tregon se kur është njoftuar me Thaçin, Veselin e Haradinajn

Aktuale

Ali Ahmeti tregon se kur është njoftuar me Thaçin, Veselin e Haradinajn

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 22:35
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë në emisionin “Pressing”.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka treguar se kur dhe ku i ka takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, sot krerë të institucioneve në Kosovë.

“Hashimin e kam njohur në konferencën që e kemi mbajtur në Kollar, në 93-tën”, ka treguar Ali Ahmeti.

“Kadriun nëse s’gaboj pak më herët, për shkak se e ka pasur një Sabitin kushëri, që ka qenë me neve", ka kujtuar ai.

“Ramushin e kam njohur para 93-tës, diku në 90-tën, në 91-tën”, ka thënë Ahmeti, duke theksuar se me Haradinajn është njohur në Perëndim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat