Serbia thotë se Liberia ka tërhequr njohjen, MPJ thotë se kjo është gënjeshtër

Aktuale

Serbia thotë se Liberia ka tërhequr njohjen, MPJ thotë se kjo është gënjeshtër

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Media serbe ka njoftuar se shteti i Liberisë e ka anuluar vendimin për njohjen e Kosovës për shkak të dialogut që po zhvillohet në Bruksel. Liberia ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Ndërkohë që MPJ thonë se kjo është gënjeshtër dhe propagandë e Beogradit.

Media serbe thotë se posedojnë notën e dërguar zyrtarisht nga Liberia, që sipas tyre, thuhet se Liberia ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës deri në fund të dialogut dhe marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Por, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj ka thënë se ky lajm nuk qëndron.

Ai ka thënë se Serbia po manipulon me propagandë në radhë të parë popullin e vet, “ndërkaq Kosovën nuk mundet ta ndalë për asnjë moment, as me përpjekje të dëshpëruara të kësaj natyre”.

“Ne presim ditëve në ambasadori ynë të dorëzoj letrat kredenciale tek presidenti i Liberisë ngase e kemi konfirmimin zyrtar që ky shtet ka pranuar ambasadorin tonë si ambasador jorezident”, ka thënë Zyberaj.

Lajmet e tilla në mediat e Serbisë ai i ka quajtur propagandë serbe.

“Serbia propagandoi për Guinenë Bissau njëjtë, ndërsa Kosova akreditoi ambasadorin e vet në këtë shtet. Serbi propagandoi për Ganën ndërsa ambasadorja ganeze u akreditua në Kosovë si ambasadore fuqiplotë”, ka thënë Zyberaj.

Ndryshe, shteti i Liberisë e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 30 maj të 2008’s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat