Entuziazëm dhe festë në Kosovë pas fitores së Erdoganit: Rroftë populli shqiptar më trojet etnike!

Aktuale

Entuziazëm dhe festë në Kosovë pas fitores së Erdoganit: Rroftë populli shqiptar më trojet etnike!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 25 qershor 2018 Në ora: 08:44
Erdogan

Fitorja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka “emocionuar” shumë shqiptarët në Kosovë dhe më gjerë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Me rastin e rizgjedhjes në krye të Turqisë të Erdoganit, në Kosovë kemi pas festë.

Prizreni si zakonisht ka festuar. Kemi pas edhe shumë urime nga politikanët tanë dhe reagime të shumta të qytetarëve, të cilët janë entuziazmua me këtë fitore.

Për këtë euforizëm ka reaguar eksperti dhe profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami.

Ai thotë se me ndërrimin e pushtetit në një vend politika e jashtme e saj nuk ndryshon, andaj befasohet me euforizmin e shqiptarëve.

Image
Avni Islami

Islami thotë se me shtetin turk kemi miqësi, po nuk duhet me “nga” pas pushteteve.

“Të gjitha shtetet serioze e demokratike, edhe kur ndërrohen pushtetet në vendet e tyre, politikat e jashtme nuk ndërrohen. Kështu që unë nuk e di pse ky euforizem në Kosovë se cili fitoi. Ne kemi lidhje miqësie me popullin Turk, por nuk duhet të epemi pas pushteteve, ato shkojnë e vijnë. Fati i popullit tonë është vulos ne 1999. Respekt për të gjithë miqtë tanë, ama e dua më së shumti popullin tim. Rroftë populli shqiptarë në të gjitha trojet etnike dhe kudo që janë”, thotë Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat