Kosova në rrezik nga këto shërbime inteligjente

Aktuale

Kosova në rrezik nga këto shërbime inteligjente

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 3 korrik 2018 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Kosova që nga paslufta e këndej përballet me agjentura të ndryshme. Këtu janë futur shërbimet inteligjente nga e tërë bota, të cilat mundohen të paraqesin rrezik për Kosovën.

Analistët dhe ekspertët e sigurisë thonë se agjenturat e huaja sidomos ato serbe dhe shërbimet inteligjente të cilat shtete e tyre nuk e kanë njohur Kosovën mundohet të paraqesin Kosovën si një vend jo stabil, mirëpo shtetet mike të Kosovës së bashku me AKI-në kanë neutralizuar ato.

Image
Nexhmedin Spahiu

Njohësi i mirë i politikës në Kosovë, Nexhmedin Spahiu thotë se në Kosovë natyrisht që ka agjentura të huaja të cilat paraqesin rrezik.

“Për Kosovën është e rrezikshme vetëm agjentura serbe dhe ato agjentura të vendeve tjera që e furnizojnë agjenturën serbe me inteligjence nga Kosova. Por kam përshtypjen se agjentura serbe në mesin e shqiptarëve në Kosovë është aq e fortë sa nuk i nevojitet furnizim me inteligjencë nga agjenturat tjera. Për më tepër agjentura serbe, aty ku nuk dëmtohen interesat kombëtare serbe mund të shërbejë edhe si servis për agjenci tjera të interesuara”, thotë Spahiu për gazetën “Bota sot”.

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami thotë se me hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe misioneve të huaja në kuadër të UNMIK-ut apo përmes organizatave joqeveritare që nga viti 1999 e tutje Kosova është vërshua nga Shërbimet Inteligjente të huaja.

Image
Avni Islami

“Duke pas parasysh se vendet mike posedojnë shërbimet inteligjente më të fortat besoj që janë ato së bashku me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës që e ruajnë paqen dhe sigurinë në rast se rrezikohet Kosova. Por me prezencën e shërbimeve të huaja jo mike të cilat nuk ia duan të mirën Kosovës, realisht ato janë të neutralizuara edhe pse herë pas here ndikojnë në formimin e opinioneve të ndryshme për Kosovën për shkak se Kosova ende nuk është pjese e organizatës së Kombeve të Bashkuara, pra ato shërbime tentojnë që Kosovën ta paraqesin si një vend jo stabil, mirëpo duke iu falënderuar shërbimeve inteligjence të vendeve mike, vendeve më të fuqishme të Botës, Kosova i neutralizon agjencitë inteligjente të cilat punojnë kundër interesave të Kosovës”, thekson Islami për gazetën “Bota sot.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se, Kosova që nga vitet e 80-90 ka pasur agjentura që kanë operua në territorin e saj, por gjithmonë sipas tij, duhet theksuar se jo me një intensitet siç ishte në 1999 deri para shpalljes se pavarësisë në 2008.

Ai thotë se deri në këtë kohë fluksi i madh i organizatave ndërkombëtare fillojnë të përfundojnë mandatin/misionin e tyre dhe që në fakt kanë operua si qendra e grumbullimit të informacioneve të cilat më pastaj janë transferua të ushtritë e tyre që kanë operua në Kosovë në kuadër të NATO-së dhe KFOR-it.

Image
Drizan Shala

“Ndërsa pas vitit 2008 në territorin e Kosovës është reduktuar prezenca e këtyre strukturave agjenturave ushtarake dhe të cilat janë zëvendësuar me struktura të agjenturave informative civile të atyre shteteve por më një mënyrë krejtësisht të ndryshme të operimit. Sepse kjo vjen si rezultat i krijimit të AKI-së cila është duke e mbuluar në tersi hapësirën territoriale të RKS përmes strukturave të saja që operon dhe që ka detyruar që këto shërbime të kërkojnë bashkëpunim bilateral si partner strategjik Agjencionin Kosovarë të Inteligjencës”, thotë ai.

Sipas tij, kjo e dëshmon që AKI-ja vlerësohet jashtëzakonisht nga shërbimet tjera ndërkombëtare siç janë: CIA, BND, MI6 etj. të cilat në kanalet e saja diplomatike japin notën më të lartë punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat