Çlirimi i Kosovës, fitore që shënon humbjen e jashtëzakonshme të Serbisë!

Aktuale

Çlirimi i Kosovës, fitore që shënon humbjen e jashtëzakonshme të Serbisë!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 4 korrik 2018 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Fitorja më e madhe e Kosovës është çlirimi nga okupimi serbosllav dhe arritja e shpalljes së pavarësisë.

Një fitore si kjo e jashtëzakonshme për Kosovës duke shënuar një humbje po të jashtëzakonshme për Serbinë.

Një mendim të tillë e thotë publicisti dhe njohësi i mirë i politikës në Kosovë, Skënder Zogaj.

Zogaj për gazetën “Bota sot”, pohon se, kjo është arsyeja edhe e bisedimeve të Brukselit, dhe në këtë mënyrë kuptohet dhe pranohet humbja e Serbisë dhe fitorja e Kosovës.

“Kosova është çliruar nga okupimi tiran serbosllav dhe ka arritur të shpallet shtet i lirë dhe i pavarur! Kjo është fitore e jashtëzakonshme, fitore që shënon humbjen e jashtëzakonshme të Serbisë! Pra, Kosova është fituesja e madhe dhe Serbia humbësja e madhe, dhe, pikërisht kjo është arsyeja e bisedimeve shqiptaro serbe, në mënyrë që të kuptohet dhe pranohet humbja e humbësit dhe fitorja e fituesit!”, thotë Zogaj.

Image
Skënder Zogaj

Publicisti Zogaj tutje shton se, Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë “pa tru”, me një grua të padenjë, siç thotë ai ku shkurorëzimin me Serbinë e konsideronte “bisedime teknike”.

“Sa i përket dialogut është fakt se Kosova ka hy “pa tru” në bisedime, me një grua të padenjë që shkurorëzim e Kosovës me Serbinë e konsideronte “bisedime teknike” prandaj, rezultati i bisedimeve doli “kujto mish e ha qerbish”!”, shprehet ai.

Zogaj pohon se, Kosova në të gjitha variantet edhe me “kompromise të dhimbshme” është fituese ndërsa Serbia humbësja.

“Këtë po e tregon finalja me shumë dilema e paqartësi absolutisht të pa arsyeshme, që pala e Kosovës ia ka bërë nga injoranca apo ambiciet primitive të politikës së papërgjegjshme që pavetëdijshëm prek dhe lëndon interesin e popullit dhe vendit të vet! Por, në të gjitha variantet, edhe me “kompromise të dhimbshme” Kosova është fituesja dhe Serbia humbësja!”, thotë Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat