Presioni i Vuçiq s’do ta lërë asnjë serb në FSK

Aktuale

Presioni i Vuçiq s’do ta lërë asnjë serb në FSK

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 19:23
FSK

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka thënë se presioni i madh që po e bën Beogradi zyrtar do të çojë në largimin e të gjithë pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë të Kosovës.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar pjesëtarë të bandave në veri të vendit, agjentë të Shërbimit Sekret të Serbisë (BIA) dhe eksponentë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë duke punuar në sinkron për t’i detyruar serbët të largohen nga FSK-ja.

“Sot në veri me dy profesorë serbë bisedova dhe ata më thanë: ‘Si është e mundur që pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të jenë pesë e policisë në Kosovë dhe të mos jetë problem, ndërsa në këtë rast për të qenë pjesë e FSK-së është problem?’ Dhe sipas tyre asnjë serb nuk do të mbetet si pjesëtar i FSK-së”.

“Prapa këtij presioni qëndron qeveria serbe ndërsa në krye presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Ka njerëz nga veriu, që bashkëpunojnë me pjesëtarë të BIA-s dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Presioni ndaj serbëve është i madh. Janë kërcënuar, janë sulmuar dhe u janë dëbuar nga vendet e punës familjarët e tyre”.

“Kreu i Listës Serbe duhet të trajtohet nga Prokuroria e Shtetit në Kosovë. Të gjithë ata janë pjesë e këtij organizimi. Ata janë ekzekutues të asaj që po e bën Qeveria e Serbisë dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat