Po hetohen 150 raste për krime lufte të kryera serbët, ka dëshmi për 93 masakra

Aktuale

Po hetohen 150 raste për krime lufte të kryera serbët, ka dëshmi për 93 masakra

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke trajtuar kallëzimet penale, të cilat iu dorëzuan ditë më parë nga përfaqësues të shoqërisë civile. Ajo ka nisur trajtimin e mbi 150 rasteve për krime lufte, ndërsa mësohet se ka dëshmi për 93 masakra.

Prokurori special, Sylë Hoxha, thotë se disa prej lëndëve, tashmë kanë nisur të shqyrtohen dhe provat në këto lëndë pritet t’ia lehtësojnë punën kësaj prokurorie, raporton KTV.

Të enjten, kësaj prokurorie iu dorëzua edhe një libër me fakte dhe emra të të dyshuarave serbë për krime lufte në Kosovë.

Avni Mustafa thotë se iu deshën 17 vjet pune për të mbledhur prova dhe dëshmi për këto krime.

Por, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se në shumë raste në mungesë të provave dhe dëshmive, lëndët për krime lufte dështuan.

Prokurorët për krime të luftës vazhdojnë të kenë probleme për hetimin e këtyre lëndëve.

Javë më parë, Prokurorisë Speciale iu dorëzuan mbi 150 kallëzime penale me mbi 200 serbë të dyshuar për krime të luftës vetëm nga rajoni i Gjakovës.

Ky rajon konsiderohet si njëri prej rajoneve më të prekura nga krimet e luftës së Kosovës.

Misioni i EULEX-it, që deri vonë ka pasur kompetencat për trajtimin e rasteve me krime lufte, kishte hetuar krime në këtë rajon, por nuk ka pasur ndonjë të akuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat