Samiti BE-Ballkani Perëndimor nis sot në Londër

Aktuale

Samiti BE-Ballkani Perëndimor nis sot në Londër

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:59
Samiti BE-Ballkani Perëndimor

Sot dhe nesër në Londër mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj dje ka takuar bashkatdhetarët nga Kosova dhe Shqipëria të cilët jetojnë dhe veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Lidhur me samitin, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë njoftim. Megjithatë merret vesh se ngjarjet qendrore të Samitit fillojnë nesër me pritjen e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë, Tereza Mej për shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, dhe vendeve anëtare të BE-së të pranishëm në samit, si dhe për përfaqësuesit e Komisionit evropian.

Si program hyrës të Samitit sot në Londër mbahen edhe dy nga tre programet e punës në nivel ministror. Programi i punës për siguri dhe për politikë të jashtme, konteste bilaterale dhe trashëgimi nga e kaluara.

Gjithashtu, është parparë të mbahet një drekë e punës për shefat e delegacioneve dhe të drejtorëve të Bankës evropiane të investimeve, të Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, të përfaqësuesve të Këshillit rajonal për bashkëpunim të vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe të përfaqësuesve të Zyres rajonale për bashkëpunim mes të rinjve.

Temë e sesionit të punës së drekës, nën kryesimin e nikoqires së Samitit, kryeministres Mej, është ekonomia dhe bashkëpunimi rajonal, me fjalim hyrës të eurokomisarit për politikë fqinjësore dhe për zgjerim të BE-së, Johanes Han.

Po ashtu, do të mbahet edhe sesioni plenar i kryesuar nga kryeministrja britanike, ku do të prezantohen planet për Samitin në Varshavë në vitin 2019. Në këtë sesion plenar, para të pranishmëve do të flasin kryeministri, polak Mateush Moravjecki, kancelarja e RF të Gjermanisë, Angela Merkel dhe eurokomisari Han, të cilët do të flasin në temën “E ardhmja e Procesit të Berlinit”.

Programi zyrtar i Samitit BE-Ballkani Perëndimor do të përfundojë me pritje për të gjitha delegacionet në pallatin Sejnt Xhejums, të cilën do ta organizojë pinci Çarlls.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat