Eksperti i sigurisë: Problemi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës nuk do të duhej të ishte çështje e vullnetit serb

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Problemi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës nuk do të duhej të ishte çështje e vullnetit serb

H.Orana Nga H.Orana Më 11 korrik 2018 Në ora: 10:03
Fadil Kajtazi

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksander Vulin ka deklaruar se Kosova nuk do të mund të ketë kurrë ushtri të saj. Ky deklarim i tij erdhi pas largimit të pjesëtarëve serbë nga FSK-ja.

Megjithatë institucionet e Kosovës, thonë se janë duke punuar në drejtim të formimit të ushtrisë së Kosovës. Ndërkaq, ditë më parë Presidenti i Asamblese Parlamentare të NATO-së ka deklaruar gjatë ditës së premte se ushtria duhet të bëhet vetëm sipas ndryshimeve kushtetuese.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi thotë se problemi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës nuk do të duhej të ishte çështje e vullnetit serb.

“Fatkeqësisht, që nga viti 2000 Serbia përmes agjenturës së saj në Kosovë ja arriti t'i realizoj tre objektiva, të cilat kanë ndikim në rrugën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës. Ato janë: 1. E mbajti të ngrirë konfliktin me Kosovën, 2. E sabotoj funksionimin e sistemit, politik, të drejtësisë..., dhe 3. krijoj atmosferën në marrëdhëniet ndërkombëtare për "Kosovën shtet jofunksional". Këto objektiva ajo ja arriti t’i realizoj falë injorancës së klasës politike kosovare e cila me injorancën e vet, Serbisë i krijoj hapësirë të mjaftueshme që në radhë të parë rruga e integrimit të Kosovës në BE dhe institucionet tjera euro-atlantike të kaloj nëpër Beograd, në radhë të dytë hapësirë të mjaftueshme për të pasur ndikim në jetën tonë shoqërore duke përfshirë edhe çështjet si kjo e formimit të ushtrisë”, vlerëson Kajtazi.

Ai thotë më tutje se veprimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili nuk pranoj që emërtimi i ushtrisë së Kosovës të jetë me emrin Republikë tregon sa injorante është klasa politike në Kosovë.

“Se sa është injorante kjo klasë politike në raport me shumë gjëra që ndodhin në Kosovën tonë të shumë vuajtur mund ta ilustrojmë me faktin banal, primitiv rural të Presidentit Thaçi i cili nuk pranoj që pjesë e emërtimit të Ushtrisë së Kosovës të jetë emri kushtetues "republikë". Serbia nga Kosova mund të largohet vetëm nga udhëheqja e një klase politike të përgjegjshme e cila ngushton veprimtarinë e Serbisë në sabotimin e sistemit tonë politik, ku çështja se a pranon Serbia që ne të formojmë ushtri apo jo nuk do të ishte temë”, thotë eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat