Profesori i Shkencave të Sigurisë: Kosova si Italia, e kapur nga disa familje mafioze!

Aktuale

Profesori i Shkencave të Sigurisë: Kosova si Italia, e kapur nga disa familje mafioze!

Nga: N. Sh Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami thotë se, liberalizimin e vizave politikanët tanë e kanë përdorur si karrem për t'i stimuluar votuesit.

Islami përmes një postimi në “Facebook”, thekson se, kjo kastë politike është e interesuar për heqjen e vizave për i larguar të pakënaqurit, pasi, sipas tij, kështu po ju konvenon.

Islami tutje shton se, nuk ka dilemë se kemi nevojë për liberalizimin e vizave, por më shumë kemi nevojë për largimin e këtyre politikanëve, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se është edhe kërkesë e BE-së ky kusht për luftimin e krimit e organizuar dhe korrupsionit, e që sipas tij, shtetin e kanë kapur disa familje mafioze, si në Itali.

Lexojeni postimin e plotë të profesorit Avni Islamit:

Image
Avni Islami

Kaluan vite të tëra e politikanë të profilit të lartë e përdoren “Liberalizmin” si karrem për ti nxitur dhe stimuluar votuesit e mundshëm që ti votojnë partitë që premtuan se këtë vit do të udhëtojnë pa viza.

E kush ma shumë se kjo kastë politike nuk është e interesuar që të hiqen vizat, jo se qytetarët e Kosovës kanë nevojë, por se ata janë të interesuar që të gjithë të pakënaqurit të largohen, sepse kështu ju konvenon këtyre politikanëve të korruptuar e të inkriminuar në krim të organizuar.

Për fat të keq vendi ynë është në gjendje të rënd ekonomike e sociale për shkak te kësaj garniture politikanësh që e kanë privatizuar shtetin dhe se mekanizmat e shtetit po i përdorin për qëllime të tyre personale, grupore e klanore. Prandaj populli im i dashur, nuk ka dilemë se kemi nevojë për viza sepse jemi mbet të izoluar nga bota, por ne e kemi ma më rëndësi që këtë kastë politike ta heqim përgjithmonë nga skena sepse nëse këta i heqim do ta kemi ma lehtë për të gjitha.

Fundja edhe është kërkesë e BE-së, kusht për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit që e kanë kap shtetit disa familje mafioze si të ishim në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat