“Tendencat e serbëve janë që të përzihen në punët e brendshme të Kosovës”

Aktuale

“Tendencat e serbëve janë që të përzihen në punët e brendshme të Kosovës”

Nga Më 11 korrik 2018 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Edhe pse pesë serbët u arrestuan  nga policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në veprimtari antikushtetuese, megjithatë ata u liruan menjëherë pas disa orësh pasi që Beogradi kërkoi lirimin e tyre duke kërcënuar se me këtë rast do ta ndërpresë dialogun me Prishtinën.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike, Ismet Haziri i cili tha për “Bota sot” se Serbia nuk është një vend mik i Kosovës.

Ai ka thënë se tendencat e përfaqësuesve institucional serb, është pa dyshim që të përzihen në punët e brendshme të Kosovës,

Image
Ismet Haziri

“Gjërat do të shkojnë edhe më keq nëse durohet kryeministrja Serbe, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq e cila shpreh paternalizëm mbi Kosovën. Kjo e drejtë mjerisht Kosovës iu ka suprimuar gjatë tërë kohës, atëkohë kur Serbia ka ushtruar pushtet mbi Kosovën dhe të cilin e ka shfrytëzuar për të shprehur urrejtje, dhune mbi popullin e pa mbrojtur deri më 10 Qershor të vitit 1999.Pra burrat e gratë e Kosovës nuk kanë obligim moral dhe as institucional që të bëhen të heshtur, e as të dëgjueshëm ndaj Serbisë, për asnjë çmim. Nëse ndodh një gjë e tillë kemi të bëjë me qëndrime qyqare, pastaj pranim fajësie për pushkën e drejtuar kundër hegjemonisë serbe. Nëse Evropa kërkon një gjë të tillë e kanë afër Serbinë e Rusinë, dhe le ti përqafojnë deri në dashurinë romantike që e shprehin "Romeo dhe Xhyljeta" , por bashkëqeverisja me "Srpska Lista" nuk duhet ti ngjajë kësaj dashurie, nëse na cenojnë, patjetër duhet dhëne rrugën e pa kthim,në të kundërtën nënkupton rikthim i kriminelit në vendin e krim”, është shprehur Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat