AAK zyrtarisht pjesë e ekipit negociues të Thaçit

Aktuale

AAK zyrtarisht pjesë e ekipit negociues të Thaçit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 12:33
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se partia e tij do të përfshihet në ekipin negociues të udhëhequr nga Presidenti Hashim Thaçi.

Haradinaj ka folur për ekipin negociator të dialogut duke thënë se është mirë që të gjitha partitë të jenë të kyçura duke konfirmuar se AAK do të jetë pjesë e ekipit.

Por, ai theksoi se nuk do të jetë në çdo tryezë të takimeve pasi sipas tij aty është Presidenti.

I pyetur për qëndrimin e Gjermanisë për dialogun ka thënë se roli i Gjermanisë është shumë i rëndësishëm dhe se pa përfshirjen e ‘më të fortëve’, Haradinaj tha se nuk beson se mund të arrihet marrëveshja përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat