Minatorët, si opsion të grevës, shohin edhe futjen në minierë

Aktuale

Minatorët, si opsion të grevës, shohin edhe futjen në minierë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 14:21
Minatorët e "Trepçës"

Minatorët e "Trepçës" kanë hyrë në ditën e katër të grevës në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e kombinatit “Trepça”, të miratuar nga Qeveria e Kosovës. Gjatë muajit të kaluar, si formë paralajmëruese, minatorët kanë mbajtur greva njëorëshe. Por, sipas tyre, institucionet nuk i kishin shqyrtuar kërkesat e parashtruara.

Minatorët thonë se pa plotësimin kërkesave të tyre, ata nuk do të dalin nga greva dhe paralajmërojnë veprime tjera në rast të mospërmbushjes së kërkesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat