Haradinaj takohet edhe zyrtarisht me “bosin e veriut” dhe bashkëpunëtorin e kriminelit Zvonka Veselinoviçiq

Aktuale

Haradinaj takohet edhe zyrtarisht me “bosin e veriut” dhe bashkëpunëtorin e kriminelit Zvonka Veselinoviçiq

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 17:02
Haradinaj sot zhvilloi një takim pune me Goran Rakiq dhe Milan Radojçiq

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojçiq.

Zyra e kryeministrit në një njoftim të shkurtër sqaron se u diskutua për situatën e përgjithshme në vend.

“Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në një komunikatë dërguar për media nga Zyra e kryeministrit.

Ndryshe, Milan  Radojçiq është i njohur si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Zvonka Veselinoviç. Mediat serbe njoftojnë se Milan  Radojçiq, së bashku me Zvonka Veselinoviçin, hetohen edhe në Serbi për krim të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat