Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Ramush Haradinaj me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojçiq.
Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Haradinaj dëshmoi fytyrën e vërtetë të tij, duke pritur në mënyrë solemne, të dyshuarin për krim të organizuar, zhvatje, dhunë dhe frikësim të qytetarëve në Mitrovicë, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë i Zemajt:
Paradite akuzuan për aleanca me listen serbe. Ashtu siç ju thashe se kjo është nder vedijen tuaj si gjithmonë për tu mbrojtur nga shkeljet e vazhdushme ligjore të ketyre individeve dhe strukturave qeveritare. Kjo u deshmua menjehere pasdite, duke pritur ne menyre solemne te dyshuarin per krim te organizuar, zhvatje, dhune dhe friksim te qytetarëve te Mitrovices veriore Milan Radojçiçin. Kjo eshte fetyra e vertete.