Paralajmërim i kobshëm: Kosova e Shqipëria, do zbrazen… Politikanë injorantë!

Aktuale

Paralajmërim i kobshëm: Kosova e Shqipëria, do zbrazen… Politikanë injorantë!

Nga: N.Sh Më: 12 korrik 2018 Në ora: 23:04
Emigrantet

Injorantë i thotë sociologu prof. Fadil Maloku politikës gjithëshqiptare.

Këtë e thotë pas një sondazhi të publikuar nga Monitor.al ku thuhet që Kosovën do e braktisin 48% të qytetarëve, kurse Shqipërinë 43%.

Kjo braktisje do të ndodh përshkak të punësimit e kjo e ka shty profesorin të ju thotë injorantë politikanëve shqiptarë.

“Nëse, sipas sondazhit të Monitor.al, (që paska bërë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor) Kosovën, do e braktisnin 48% të qytetarëve, kurse, Shqipërinë 43%, shkaku i punësimit, atëherë, unë i them politikës injorante gjithëshqiptare”, thotë Maloku shkruan gazeta “Bota sot”

“Mbyllni, “dyqanet” e klaneve mafioze, s’bashku me kupolat e krimit e korrupsionit të paparë në gjithë rajonin! Sepse, thjesht, s’do keni më as blerje votash, as premtime bosh, e as premtime rrenacake, as klientelë militante, as verbëri partiake, as nënshtrim të tejskajshëm… e shumë e shumë do privilegje tjera të pamerituara”, pohon Fadil Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat