Ish deputeti i LDK-së: Kosovës i duhet ekipi i unitetit për fazën finale të dialogut

Aktuale

Ish deputeti i LDK-së: Kosovës i duhet ekipi i unitetit për fazën finale të dialogut

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 00:45
Sadri Ferati

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati, ka shprehur nevojën e krijimit të një ekipi të unitetit për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se ky ekip i unitetit duhet të jetë vendimmarrës dhe anëtarët e tij duhet të jenë të barabartë.

Sipas Feratit, subjektet politike duhet të gjejnë një konsensus rreth këtij procesi ani pse ka pranuar se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë për shkak të humbjes së besimit në mes të subjekteve politike.

Ferati ka bërë me dije se të gjitha subjektet politike duhet ta marrin përgjegjësinë që u takon në këtë proces të dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat