Abazi i quan lypës krenar politikanët tanë, thotë se Elvis Pista blente vota për PDK-në, me kartelat e PTK-së

Aktuale

Abazi i quan lypës krenar politikanët tanë, thotë se Elvis Pista blente vota për PDK-në, me kartelat e PTK-së

Nga: N.Sh Më: 14 korrik 2018 Në ora: 19:42
Hashim Thaçi dhe Elvis Pista

Analisti politik Haki Abazi ka komentuar lukun e politikanëve të Kosovës, të cilët i quan lypës krenar.

Abazi përmes një postimi në facebook, shkruarn se, zyrtarët shtetëror të Kosovës, kanë veshje super të shtrenjta, orët gjithashtu, flokët sipas tij, janë të kallta nga fenerimi i shpeshtë.

Ai tutje shton se, zyrtarët shihet të lëpirë mirëpo me mendje të një analfabeti.

Në këtë shkrim, Abazi përmend edhe Elvis Pistën, që dorasi nuk është zbuluar akoma, shkruan “Bota sot”.

Ai thotë së, është e cuditshme që akoma nuk është gjetur vrasësi, pasi, sipas tij, Pista i blente votat për në pjesë të madhe të PDK-së me kartelat e PTK-së.

“Edhe vrasja e Elvis Pistes nuk eshte gjetur, kjo e fundit eshte quditshme sepse ishte ai qe po blente votat per nje pjese te madhe te PDK me kartelat e PTK. Vrasja e Elvis Pistes dhe atyre djemve ne Kumanove jane thirrje per te gjithe ata qe po bejne pune te pista per lypesit krenar se nje dite do te ju hedhin vet ne kurth per te shpetuar vehten”, shkruan Abazi.

Lexojeni shkrimin e plotë të analistit Haki Abazi:

Lypes krenar

Ne fotografite e takimeve te kota te zyrtareve shteterore me veshje super te shtrenjta e raste per reklamim te oreve, te flokeve te kallta nga fenerimi i shpeshte, po shoh transfromimimin e krenarise se nje koletiviteti qe ka kaluar shume vujatje per te ardhur ne diten kur ka liri dhe shtet. Ky trasformim ka anen vizuele te krenarise se lypesit kur te tjeret ju gjuajne atyre dhe vendit nje "asht per te lepire" apo edhe ne rastet kur ata te huajt ju bejne nje premtim per investim.

Zyrtaret te lepire me stil oriental e mendje te nje analfabeti ngrehen e krekosen e pastaj hudhin ne rrjetet sociale fotografite e krenarise se turpit, ate te lypsit me ore te shtrenjte e me jatagan te blere nga parate e pista, apo edhe vazhdojne te bejne intervista neper mediat ku kane gazetare tenderesh e hotelesh te privatizuara dalin dhe thone ndonje gje qe as qe e besojne vet e ne raste te rralla e kuptojne cfare jane duke thene. Ju kuptoj, jeni aty sepese jeni lepires dhe pasqyrues te bosit tuaj, Thacit- Njeriut qe i kallet katundi por ai vazhdon t'i lemoje floket e veta. Nuk jeni aty pse i doniq qytetaret, apo pse jeni te flaket per demokracine dhe parimet e saja, nuk jeni aty pse keni pervojen apo edhe jeni deshmuar se keni aftesite e uhura per te bere zhvillimin. Aty jeni vetem pse jeni lojal dhe gojembyllur, se pranoni te shaheni dhe te fyheni dhe te nenshkruani ato qe ju thote bosi. Ju jeni lypes krenar me ore te shtrenjte dhe floke te feneruara.

Ministrja e Integrimeve Evropiane eshte shume ma shume e kujdeshme se cfare veshje ka e si duket, ne tentim qe ta emitoje edhe gruan e Trump se sa te kujdest per deklaratat e rrejshme, te kota, inatcore, te pa baze duke shpresuar qe presioni politike jokezistente do ta detyroje BE te liberalizoje vizat. Epo liberalzimimi do te ndodhe vetem nese i duhet BE te mbaje Serbine ne dialog me Kosoven ne dy gjuj. Liberalzimi nuk do te ndodhe pse jane permbushur kriteret sepse ky i dyti nuk eshte permbushur, te gjitha krimet dhe korrupcioni i larte eshte i paprekur. te gjitha vrasjet dhe plagosjet e Shqiptareve patriot te pasluftes jane te pagjetura.

Edhe vrasja e Elvis Pistes nuk eshte gjetur, kjo e fundit eshte quditshme sepse ishte ai qe po blente votat per nje pjese te madhe te PDK me kartelat e PTK. Vrasja e Elvis Pistes dhe atyre djemve ne Kumanove jane thirrje per te gjithe ata qe po bejne pune te pista per lypesit krenar se nje dite do te ju hedhin vet ne kurth per te shpetuar vehten. Keni kujdes, 'me mire lete ju qaje nena etyre se nena juaj". Asgje qe jeni duke bere per lypsit krenar dhe flokkrehurit nuk eshte ne interesine kombit dhe shtetit, ju jeni duke punuar per nje grup njereish qe kan kapur shtetin dhe kane kapur lirine vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat