Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami thotë se, secili qytetar i Kosovë duhet me pyet veten se kush është duke i udhëhequr.
Përmes një postimi në Facebook, Islami thotë se, pyetjet që duhet shtruar janë, a është i punësuar, a ka sigurim shëndetësor, a ka të ardhura për fëmijët, pension, lëvizje të lirë e disa të tjera.
Sipas tij, ky vend ka nevojë për ndryshime dhe Kosovës i duhet një gjeneratë e re udhëheqësish që mendojnë për zhvillimin e shtetit, integrimin dhe bashkimin.
Lexojeni të plotë shkrimin e Gazmend Islamit:
Çdo qytetar në Kosovë duhet ti shtroj vetës disa pyetje për të kuptuar se kush është duke i udhëhequr??
1. A është i punësuar?
2. A ka sigurim shëndetësor?
3. A ka sigurim pensioni?
4. A ka të ardhura për fëmijët?
5. A ka rrymë?
6. A ka lëvizje të lirë për të nëpër BE?
7. A ka korrupsion në Kosovë?
8. A ka nepotizëm në Kosovë?
9. A ka Gjyqësi të pavarur?
10. A ka Prokurori të pavarur?
11. A ka diçka në këtë shtet që është normal?
12. Ky vend ka nevojë për ndryshime, këtij vendi i duhet një gjeneratë e re udhëheqësish që mendjen e kanë te zhvillimi, shteti, integrimi, bashkimi. Nuk duhet të heshtet sepse deri sa heshtet po i zgjatet jeta këtyre politikave që vendin po na e qojnë drejt zhbërjes.