Amerika ia ndan 10 milionë dollarë FSK-së për këto operacione

Aktuale

Amerika ia ndan 10 milionë dollarë FSK-së për këto operacione

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 18:31
FSK

Sekretarët amerikanë të Shtetit, ai i mbrojtjes dhe politikës së jashtme kanë rëndë dakord që t’ia ndajnë Kosovës një shumë prej më shumë se 10 milionë dollarësh që FSK do t’i përdorë për operacione kundër terrorizmit dhe kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Media ka siguruar një dokument ku bëhet e ditur se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë aprovuar një program për Kosovën, që do ti ndihmojë Forcës së Sigurisë së Kosovës t’i ngrisë kapacitetet për të “ndërmarrë veprime kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar”

Bëhet e ditur se  ky program FSK’së i ofron automjete, pajisje komunikimi dhe trajnime.

Shuma që do të ndahet për këto qëllime është  10. 105. 000 dollarë dhe është aprovuar nga Sekretarët e Mbrojtjes dhe të Shtetit.

Po ashtu, amerikanët planifikojnë që të sjellin një ekip nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes që do t’i trajnojë pjesëtarët e FSK’së që të ngrisin kapacitetet për të zhvilluar “operacione efektive kundër terrorizmit dhe kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”

Ky program thuhet se ka për qëllim që t’i ndihmojë Kosovës  të zhvillojë një sektor të multi etnik të sigurisë që do të jetë në gjendje tu përgjigjet kërcënimeve dhe emergjencave civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat