BE: Takimi tjetër Thaçi-Vuçiq brenda pak javësh

Aktuale

BE: Takimi tjetër Thaçi-Vuçiq brenda pak javësh

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 12:21
Vuciq- Mogherini- Thaci

Bashkimi Evropian me anë të një komunikate për media ka shpalosur detajet e takimit të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë komunikatë thuhet se Thaçi e Vuçiq u pajtuan që brenda pak javëve të zhvillohet një takim tjetër.

“Sot, Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e BE-së, është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë këtij takimi, Mogherini bashkë me dy presidentët e kanë rishikuar progresin që është bërë në diskutimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Ata u pajtuan që brenda pak javëve të takohen prapë për ta vazhduar punën e tyre”, thuhet në komunikatën e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat