Liberalizimi i vizave këtë vit, por Kosova duhet që...

Aktuale

Liberalizimi i vizave këtë vit, por Kosova duhet që...

Nga: N. Sh Më: 18 korrik 2018 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Analisti politik Artan Murati thotë se rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave është pozitiv për Kosovën.

Ai ka treguar hapat e mëtutjeshëm pas rekomandimit.

Sipas tij, Kosova duhet të tregohet e shpejt që këtë vit të ndodhë liberalizimi i vizave,

Ja postimi i tij i plotë:

Rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është pozitiv.

Këta janë hapat e mëtutjeshëm:

Parlamenti Europian mandatohet nga Komisioni Parlamentar kompetent (LIBE – Komisioni për të drejta civile, drejtësi dhe punë të brendshme) për të proceduar me çështjen në fjalë.

Më pas, Këshilli miraton pozicionin negocues që i hapë rrugë trialogut mes Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit, ku dakordohet për përmbajtjen e tekstit i cili më pas hidhet në votim në seancë plenare në Parlament, ku nevojitet shumica e kualifikuar.

Në të njëjtën kohë, edhe Këshilli duhet ta votojë propozimin, me shumicë të kualifikuar (55% e vendeve të BE-së që përfaqësojnë 65% të popullsisë). E tërë kjo procedurë mund të zgjasë deri në 9 muaj.

Megjithatë, nëse institucionet e vendit do të tregohen të shpejta dhe të suksesshme në lobim, liberalizimi mund të ndodhë edhe sivjet, por vetëm nëse Kosova dhe liberalizimi i vizave kthehen në agjendë menjëherë. Diskutimi i paraparë për liberalizim të vizave për Kosovën u hoq nga rendi i ditës me 10 korrik, sepse Komisioni ende nuk e kishte nxjerrur raportin me konkludimet mbi përmbushjen e kritereve.

Tash, topi është te BE-ja. Korrupsionin, megjithatë, duhet ta luftojmë edhe më fort, njëmend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat