Ish – kandidati për president, zbulon datën e sakt kur do lëvizim pa viza në BE

Aktuale

Ish – kandidati për president, zbulon datën e sakt kur do lëvizim pa viza në BE

Nga Më 19 korrik 2018 Në ora: 18:11
Ilustrim

Kosova do të udhëtoj lirshëm në BE nga 1 qershori i vitit 2019, thotë ish - kadidati i pavarur për president të Kosovës, Seremb Gjergji.

Ai thotë për gazetën “Bota sot” se pas rekomandimit pozitiv për viza, janë një sërë procesesh që duhet t'i marrim parasyshë institcionet e Kosovës.

Image
Seremb Gjergji

Sipas Gjergjit, janë zgjedhjët për Parlamentin Evropian 23-26 maj. “Çdo votë e Parlamentit Evropian para kësaj date, i forcon grupet e djathta. Presidenti francez Emanuel Macron ka thënë se nuk është asgjë për ngutë” pohon ai.

“Tash, Ministrat e Brendshëm të 28 vendeve të BE-së duhet të vendosin veç e veç. Para 3 vjetëve Spanja nuk e ka pasur problemin e Katalonisë. Tash e ka! Rumania ka pasë Kryeminister pro Kosovës, tash e ka pro Orientimit Strategjik të NATO-s”, shprehet Gjergji.

Pastaj, ai thotë se, çdo veprim i brendshëm i yni, do ta prelongoi këtë proces, që sipas tij, nuk do të ketë zgjedhje të reja para vitit të ardhshëm në këtë kohë.

“Më e rëndësishmja, shteti i Kosovës duhet ta bëjë të qartë se vendeve të BE-së ju ofron siguri ose hapësirë serioze për investime - sepse nuk jem treg i madh për BE-në. Vetëm Nesttle na furnizon me të gjitha produktët e saj dhe asgjë nuk ndryshon në treg”, potencon ai.

Poashtu, sipas Gjergjit, tash është koha e fundit që t'i japim shancën Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë.

“Pastaj, IMAZH-i i Kosovës fillon të ndryshoi për të mirë. Mbi këto, duhet formuuar një ekip të plotë negociator me pjesmarrje të gjerë - në mënyrë që ta përshpejtojmë procesin”, thotë ai.

Por, çka duhet bërë?

“Ministria e jashtme bashk më Ministrinë për Integrime Evropiane të dal shumë shpëjt me një strategji të veprimit dhe të filloi implementimi nga data 1 gusht. Në këtë mënyrë, fillojmë të zhvillojmë diplomacinë e jashtme”, shton tutje ish kandidati për president.

“Kosova ka nevojë që ta ndryshoi të gjithë konceptin orientues dhe publik, nëse dëshiron para verës së ardhshme të udhetoj pa viza. Kryeministri Haradinaj ka për obligim të kërkoj një qasje direkte në këtë proces, se edhe ashtu ka mjaft ministra dhe zv. ministra. Nëse kjo administratë nuk është në gjendjë të dal me një dokument shpejt - pyetja ime është - pse paguhen gjithë këta njerëz”, thekson Gjergji.

Në fund, ai shton se, qytetarët do të vazhdojnë të pakten edhe një vit të aplikojnë për viza që të udhëtojnë në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat