Kusari-Lila: Thaçi të ndalet, askush nuk ka të drejtë të luaj me fatin e Kosovës

Aktuale

Kusari-Lila: Thaçi të ndalet, askush nuk ka të drejtë të luaj me fatin e Kosovës

Nga: P.R Më: 20 korrik 2018 Në ora: 08:42
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja nga Alternativa për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se integriteti territorial i Kosovës nuk mund të relativizohet në suaza të ndryshimeve të administratave të shteteve tjera, mike ose jo të Kosovës.

“Integriteti territorial dhe sovranitetit i Kosovës janë vula e ekzistencës së shtetit të Kosovës, është interesi primar i Kosovës dhe pa to nuk ka më Kosovë. Iu bëj thirrje të gjitha palëve, partive politike Parlamentare, të ulemi dhe të vendosim për KRITERET e Platformës së bisedimeve finale me Serbinë. Presidenti i zgjedhur nga Kuvendi dhe i vetë liruar nga çfarëdo përgjegjësie ndaj Kuvendit, duhet të NDALET nga takimet pa agjendë publike dhe pa vija të përcaktuara. Kosova e ka momentin final të përcaktimit të ardhmes së saj si shtet në këto javë dhe muaj dhe nuk mundet askush tani të jap vetes të drejtën të luaj në “kockë” fatin e saj”, ka shkruar Kusari-Lila, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat