"Qytetarët mund të lëvizin pa viza në pranverën e vitit të ardhshëm"

Aktuale

"Qytetarët mund të lëvizin pa viza në pranverën e vitit të ardhshëm"

H.O. Nga H.O. Më 25 korrik 2018 Në ora: 10:03
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike Faik Krasniqi duke folur për liberalizimin e vizave, thotë se në shtator pritet që të votohet kjo çështje për Kosovën nga Parlamenti Evropian.

Image
Faik Krasniqi

“Komisioni Evropian dha vlerësim pozitiv për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Kjo është më kryesorja dhe hapi i parë. Hapi i dytë është Parlamenti Evropian, ku në shtator të këtij vitit votohet dhe nevojitet të votohet me shumicë të thjeshtë nga eurodeputetët”, thekson Krasniqi.

Ai thotë më tutje se pastaj Parlamenti Evropian e dërgon çështjen në Këshillin e Ministrave ku votohet veç e veç nga ministrat e punëve të brendshme të çdo shteti anëtar i BE-së.

“Edhe aty nevojitet votim i shumicës së thjeshtë të vendeve anëtare. Nuk shoh ndonjë pengesë as në Parlamentin Evropin e as në Këshillin e Ministrave, sepse shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, por eventualisht edhe ndonjë shtet tjetër që na ka njohur si shtet dhe voton kundër, nuk mund ta bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave. Pas votimit në këto mekanizma jepet data e saktë se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen”, thekson ai.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Nëse çdo gjë shkon me kohë sipas procedurave, qytetarët e Kosovës gjatë pranverës së vitit të ardhshëm mund të lëvizin lirshëm nëpër BE. Teorikisht mund të ndodh që gjatë dhjetorit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, kuptohet nëse BE-ja e miraton një gjë të tillë, por praktikisht është vështirë të ndodh”, thotë Krasniqi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat