Zgjedhje në vjeshtë?

Aktuale

Zgjedhje në vjeshtë?

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Kosova në vjeshtë mund të shkojë në zgjedhje sipas opozitës, por njohësit e rrethanave politike në vend, thonë se zgjedhjet, para se të ndodhë reforma zgjedhore, ajo e Administratës publike dhe miratimi i ligjit për pagat, do të rrezikonin demokracinë zgjedhore.

Artan Murati, nga KDI thotë se është e pandershme të kërkohet nga opozita të mos luajë rolin e saj opozitar, derisa sipas tij, bllokada në vendimmarrje është një faktor që tregon se atyre u mungojnë votat për rrëzimin e Qeverisë.

LDK-ja dhe Vetëvendosje janë të vendosura të vazhdojnë bllokadën, deri sa pushteti ta pranojë se nuk ka vota as për t’i kaluar ligjet me shumicën e thjeshtë.

Por, sipas PSD-së, zgjedhjet në këtë kohë, do të rrezikonin tri procese të rëndësishme siç është reforma zgjedhore, ajo e administratës publike dhe miratimi i ligjit për pagat.

Kuvendi ka dështuar dje të miratojë disa projektligje, madje nuk ka arritur të kalojë as marrëveshja për fondet e IPA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat