Agim Bahtiri tregon çfarë informata i ka dhënë Behgjet Pacolli për vizitën në Amerikë

Aktuale

Agim Bahtiri tregon çfarë informata i ka dhënë Behgjet Pacolli për vizitën në Amerikë

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 17:44
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri   ka folur edhe rreth vizitës së Behgjet Pacollit në Amerikë. Ai tha se në asnjë takim që Pacolli ka zhvilluar atje nuk është përmend ndarja e Kosovës. Sipas tij në asnjë moment nuk do të flitet rreth kësaj ideje.

“Pacolli më tha që në asnjë takim nuk është përmend ndarja e Kosovës por vetëm gjërat që ka kërkuar Republika e Kosovës që të ketë një ide çka do të diskutohet në Bruksel, tash ajo është duke u punuar”, tha Bahtiri, transmeton Gazeta Express.

Më tej Bahtiri theksoi se BE-ja por edhe Amerika janë larg përcaktimit të temave që do të bisedohen në Bruksel.

 “ Janë Kosova dhe Serbia që do të vendosin. Dhe në asnjë moment Kosova nuk do të flet për ndarjen e Kosovës”, tha Bahtiri.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi në një konferencë gjatë ditës së sotme ka thënë se nuk ka forcë që do ta detyrojë të flasin për ndarjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat